Arrestimi i Gjokës dhe Bistrit, Berisha thirrje evropianëve: Ejani dhe instaloni njësi të posaçme, jemi të gatshëm për të bashkëpunuar
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat foli për megaoperacionin e SPAK dhe arrestimin e biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe ish-drejtorit të Forcave Operacionale, Oltion Bistri, Xhevahir Lita, drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Kukës dhe Astmer Bilali, pjesë e grupit ‘Bajri’.
Berisha e quajti operacionin si meritë të Europolit dhe jo autoriteteve shqiptare, teksa i bëri thirrje evropianëve që të vijën dhe të instalojnë njësi të posaçme për të goditur personat e botës së krimit.
“Krahas shkarkimit të Damian Gjiknurit, nr 2 të PS-së, sot është njoftuar arrestimi i disa krerëve të lidhur me botën e krimit dhe shtetin. Sot është arrestuar pëllumb Gjoka, një njeri që me ndihmën e Ramës ka grabitur qindra km territor në Velipojë. Thuhet edhe për marrje jetësh. Gjoka kë një hotel këtu në Tiranë. Gjoka ishte më i afërt me Ramës sa dhe me vetë Gjiknurin. Mbi Pëllumbin ishte Bistri, i cili është një nga e eksponentët kryesor të krimit në vend dhe në Ballkan.
Arrestimet e sotme janë meritë e Europoli-it, partnerëve tanë. Po te jetë nevojë ne bëjmë një ligj që në bashkëpunim të zbardhim të gjithë arkivën e krimeve të tmerrshme që janë kryer me bekimin, nxitjen e politikanëve shqiptarë.
Thirrja ime për evropianët është të vijnë të instalojnë njësi të posaçme në bashkëpunim Ju i formoj se ky është vetëm fillimi i skay-regjistrimeve. Akti i parë ishte atentati nga prokurorit Ndoj”, u shpreh Berisha.
Fraksion.com