AktualitetPolitikëTë fundit

Arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, akuza e Bardhit: SPAK të verifikojë të gjitha favoret qeveritare që i siguroi Rama, në bashkëpunim me Doshin

Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka përshëndetur aksionin e SPAK  që çoi në arrestimin e disa zyrtarëve të policisë dhe një biznesmeni, ndërkohë që në total janë lëshuar 15 urdhër-arreste.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Bardhi theksoi se mes të arrestuarve është dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, që sipas tij Edi Rama, në bashkëpunim me Tom Doshin i ka siguruar këtij anëtari të krimit të organizuar, licensa dhe statusin e investitorit strategjik

Reagimi i Bardhit:

Përshëndes aksionin e SPAK për arrestimin e një prej lidhjeve të konsoliduara me krimin e organizuar të Edi Ramës në Shkodër Pëllumb Gjokës. GPPD nxit SPAK të verifikojë të gjitha favoret qeveritare që Edi Rama, në bashkëpunim me Tom Doshin i ka siguruar këtij anëtari të krimit të organizuar, duke nisur nga licensat e deri tek statusi i investitorit strategjik. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë.  👏

 

Fraksion.com