Vajza e Donald Trump vjen në Tiranë, viziton muzeun e Përgjimeve. Shfaqet nën shoqërinë e kryeministrit Rama
Vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump ka qenë në Tiranë së bashku me bashkëshortin e saj.
Ata kanë vizituar Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, ndërsa janë takuar edhe me kryeministrin Rama.
Kjo është bërë e ditur nga Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”. Ndërkohë, në foto shfaqet, kryeministri Rama dhe Richard Grenell.
“Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.
Në fund të vizitës z. Kushner la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve:
“Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot. Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!”
Ndërsa Ivanka Trump u shpreh:
“Faleminderit. Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika & Shqipëria”, thuhet ne njoftimin e Muzeut.
Fraksion.com