Life StyleTë fundit

Tha se i pëlqente, Jori Delli sqaron deklaratën e saj për Butrint Imerin dhe flet për raportin me Noizyn

Para se të bëhej pjesë e “Top Arena”, Jori Delli ishte e ftuar në “Procesi Sportiv” ku u pyet se cili personazh publik shqiptar i pëlqen. Asokohe me humor ajo u përgjigj me emrin e Butrintit, duke e lidhur edhe me faktin që Beniada dikur i ngatërroi emrin në “Big Brother”.

E ftuar së fundmi në “Procesi Sportiv”, Jori ka sqaruar deklaratën e saj përball Ed Manushit, duke u shprehur se nuk e njihte fare Butrintin, thjesht e tha emrin e tij kot nisur edhe nga Beniada.

Modelja po ashtu është përfolur këto kohë edhe për raportin e saj me Noizyn. Ajo mori pjesë në videoklipin e reperit “Location”, ku kanë edhe disa skena romantike bashkë. Gjithsesi, Jori thotë se është e gjitha punë dhe mes tyre nuk ka asgjë. Ajo madje sqaroi se Noizy ka qenë shumë profesionist dhe nuk e ka ngacmuar fare.

“E thash 100 herë po herën tjetër që do më pyesin a do bëjmë një videoklip nuk e bej se këtu po bëre ndonjë videoklip, o ke bërë dicka ooo … unë me Noizyn kam marrëdhënie shoqërore tani nuk dëgjohemi shumë…”-tha Jori.

 

Farksion.com