AktualitetPolitikëTë fundit

“PS nuk do t’ju mbrojë”, Rama kryebashkiakëve: Bëni punë të ndershme, të mos shkoni në dyert e SPAK

Kryeministri Edi Rama ka dhënë pasditen e sotme disa mesazhe për socialistët në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë të PS-së.

Rama drejtuar kryebashkiakëve, por edhe deputetëve socialistë, ka patur një mesazhduke vendosur kështu pikat mbi ‘i’.

“Kryebashkiakët të bëjnë punë të ndershme, të mos shkojnë në dyert e SPAK. Deputetet të angazhohen me shumë si në terren edhe në jetën parlamentare.”, tha ai.

Mes të tjerash ai përsëriti edhe një herë raportin e tij dhe të PS-së me drejtësinë, ndërsa shtoi se; “PS nuk do të jetë mburojë e askujt”. Po ashtu, në prani të të gjithë socialistëve, Rama vlerësoi për kontributin në Parlament të dy figurave me rëndësi të qeverisë së tij, ministrin Taulant Balla dhe Elisa Spiropalin.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com