Ndizet tjetër vatër zjarri në fshatin Hekal të Mallakastrës
Një tjetër vatër zjarri sapo është ndezur në fshatin Hekal të Mallakastrës.
Kjo është një zonë kodrinore e mbjellë kryesisht me ullinj. Në vend ngjarje kanë mbërritur efektivet zjarrfikës të Bashkisë Mallakastër për të fikur zjarrin.
Zjarri favorizohet edhe nga era e fortë ndërsa terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur fikjen e flakëve me mjete zjarrfikëse, ndërsa po punohet me pompa dore dhe mjete rrethanore.
Zjarre pati edhe në fshatin Çeprat në Vlorë, ku u dogj bimësia, ndërsa u rrezikuan dhe banesat. Një vatër zjarri u shfaq dhe në fshatin Risili, ku flakët arritën deri në anë të rrugës. Dy vatra zjarri u shfaqën dhe në bashkinë e Tepelenës dhe atë të Memaliaj. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Fraksion.com