“Fletëthirrja e Açkës për hetim”, Bardhi s’tërhiqet: Nesër mblidhet online Këshilli Kombëtar! ‘Shpallën armik’ sekretarin e përgjithshëm se zbatoi statutin
Kryetarja e Komisionit, Flutura Açka, i ka dërguar një e-mail Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhi dhe i kërkon atij që të jetë i pranishëm në seancë, pasi do t’i kërkojnë shfuqizimin e që thërret të enjten mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Mirëpo me sa duket Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Bardhi nuk tërhiqet duke thënë se nesër do të mbledhë online Këshillin Kombëtar.
Më poshtë po sjellim e-mailin që Kryetarja e Komisionit, Flutura Açka, i ka dërguar sekretarit të Përgjithshëm Bardhit dhe i kërkon atij që të jetë i pranishëm në seancë.
“Në cilësinë si sekretar kam njoftuar thirrjen e mbledhjes së këshillit kombëtar. Menjëherë sapo është bërë publik ky njoftim afër mesnatës jam njohur me një deklaratë që dilte në emër të kryesisë, që ngjante me një fletërrufe të Byrosë politike që shpallet armik dhe baltoste sekretarin e përgjithshëm të partisë vetëm se kishte zbatuar statutin. Personalisht por edhe pjesa dërmues e kolegëve që kanë qenë në betejë për tu ndarë nga mendësia se kush nuk mendon si unë është armiku im, e kemi besuar që kemi bërë, zhgënjim për pjesën e kolegëve që tjetër gjë kanë thënë në një vit e gjysmë dhe tjetër gjë bëjnë.