Asamblenë Kombëtare – Nga strukturat në PS te kabineti, ndryshimet e mundshme
Në Asamblenë Kombëtare të PS e cila mblidhet sot në një ambient privat në Tiranë, edhe pse jo zyrtarisht flitet për ndryshime në strukturat e partisë, por nuk përjashtohen as ndryshimet në Qeveri, e cila mblidhet një ditë më pas në një takim informal në Tepelenë.
Në këtë mbledhje të Asamblesë Kombëtare të PS peshën kryesore do ta ketë fjalimi i kryetarit të partisë, njëherësh kryeministër Edi Rama.
Burime nga PS thonë se kryetari i selisë rozë Edi Rama, pritet të kërkojë riorganizimin strukturor të partisë, ku nuk përjashtohen lëvizje emra të rinj në postet e saj. Por mbetet për tu parë nëse në mbledhjen e Asamblesë socialiste do të ketë vendimmarrje për sa i takon ndryshimeve në kabinetin qeveritar.
Asambleja e cila vjen 1 vit pas mbledhjes më të fundit mes socialistëve do të pasohet nga një tjetër takim dy ditë më pas. Më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledh Qeverinë në një takim informal. Zyrtarisht thuhet se në këtë takim do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse. Gjithsesi asambleja mblidhet në një situatë delikate brenda kampit rozë. Socialistë me emër, kryetarë bashkish janë arrestuar, dhe së fundi prej disa ditësh SPAK ka urdhëruar arrestimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Fraksion.com