Asambleja, Rama shkarkon Sekretariatin e PS. Emrat e rinj në shtator!
Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste i mjaftoi vetëm një orë mbledhje për të vendosur shkarkimin e të gjithë Sekretariatit Ekzekutiv të partisë, ndërkohë që emri zëvendësues u njoftua vetëm për Sekretarin e ri të Përgjithshëm, dhe emrat e tjerë zëvendësohen në shtator.
Damian Gjiknuri nuk do të jetë më numri 2 i PS-së, pasi është zëvendësuar me Blendi Klosin, i cili është komanduar përkohësisht si Sekretari i Përgjithshëm i PS-së. Mandati i Gjiknurit nuk i kaloi 2 vite, ndërsa ky vendim i papritur i kryesocialistit Rama vjen pas përmendjes së ish ministrit në dosjen e Ahmetajt për inceneratorët. Këtë lëvizje Gjiknuri e komentoi shkurt, duke thënë se ‘më mirë do të bëhet’.
Në grupin parlamentar socialist është konfirmuar një rrokadë. Vendin e lënë bosh nga Taulant Balla tashmë ministër i Brendshëm do ta zërë pikërisht ish ministri Bledi Çuçi, i larguar vetëm pak javë më parë.
Vetë Kryeministri nuk e pati një komenti për mediat. Para anëtarëve të organit të dytë më të rëndësishëm vendimmarrës në parti, burime bëjnë me dije se Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë deri më tani nga Taulant Balla dhe Elisa Spiropali.
Ndryshime të mundshme në Qeveri nuk u cekën nga Kryeministri në Asamblesë. Burime bëjnë me dije se Rama ka thënë vetëm e “Me qeverinë do merrem nesër ose pasnesër”, duke iu referuar mbledhjes që do të zhvillojë me ministrat në Tepelenë më 28 dhe 29 korrik.
Më herët mediat folën për një largim të ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj por vetë ministrja edhe Kryeministri Rama e mohuan. Nëse do të ketë apo jo ndryshime në kabinet kjo do të mësohet në ditët në vijim ndërkohë që shtator pritet të jetë i ngjeshur me punë për socialistët. Në fillim të vjeshtës Asambleja vendosi thirrjen e Kongresit socialist.
Sekretariati i PS i shkarkuar
1.Sekretar i Përgjitshëm, Damian Gjiknuri
2.Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
3-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
4-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
5-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
6-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
7-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
8-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
9-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj
Fraksion.com