Sot shënohet dita më e nxehtë e vitit, Balla: Shmangni daljet, mirënjohje për policinë
inistri i Brendshëm Taulant Balla, përmes rrjeteve sociale i bënë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë orëve të mesditës, pasi sot është dita më e nxehtë e vitit.
Ministri Balla ka vlerësuar edhe punën e policisë së Shtetit, që pavarësisht temperaturave të larta është në krye të detyrës, madje duke shpërndarë dhe ujë të freskët për qytetarët dhe turistët.
“Mirëmëngjesi! Sot është dita më e nxehtë e kësaj vere deri më tani, ndoshta edhe dita më e nxehtë e shumë viteve. Lutem fëmijët dhe të moshuarit të shmangin lëvizjet gjatë orëve të mesditës”, shkruan Balla.
Ministri i Brendshëm ka dhe një falenderim për punonjësit e Policisë së Shtetit.
“Mirënjohje Policisë së Shtetit për kujdesin që kanë treguar këto ditë duke ofruar shishe uji të ftohtë qytetarëve dhe turistëve në aeroport apo në zona të tjera”, përfundon Balla.
Fraksion.com