AktualitetPolitikëTë fundit

“Opozitarët të jenë atje ku duhet”, Meta pas takimit me Berishën: Rruga e protestave e domosdoshme!

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Për të bashkëpunuar dhe më shumë dhe me të gjitha zhvillimet e reja dhe me fillimin e sezonit të ardhshëm parlamentar. Ne gjithmonë kemi qenë dhe jemi për mbështetjen e protestave, jo vetëm të iniciuara nga PD-ja apo partitë opozitare, por edhe nga qytetarët dhe padyshim që dhe rruga e protestave është një rrugë e domosdoshme, ku e gjithë shoqëria duhet të shprehë ndjeshmërinë e saj për këtë situatë dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Vendimi ynë është pa asnjë diskutim përshkallëzimi i luftës kundër korrupsionit. Vazhdim pa ndërprerje i angazhimit tonë për të denoncuar aferën e djegësve, që vazhdon çdo ditë. Vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve për aferën. Asnjëherë nuk kam shqetësim në raport të Ilir Metës me drejtësinë. Përkundrazi, afera e inceneratorëve…Problemi i shqetësimit kryesor është se paratë e qytetarëve digjen lumë nga korrupsioni. Përgjegjësinë për aferën e inceneratorëve e ka ai që vazhdon akoma garantimin e kësaj afere.”, tha ai.

Të dielën zgjidhet kryetar i PD Basha, cili është komenti juaj?

Meta: Ishte një takim shumë i frytshëm me liderin e Partisë Demokratike dhe uroj dhe besoj se demokratët dhe opozitarët të jenë atje ku duhet, në vijën e parë të ballafaqimit me këtë qeveri.

 

Fraksion.com