AktualitetPolitikëTë fundit

Vendimi i Kryesisë së PD, i hiqet vula Gazment Bardhit. Do ta përdorë Indrit Sefa

Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë vendim për ti hequr vulën e partisë, sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit.

Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia e mbledhur në 18 korrik ka vendosur që vula të prodhohet dhe administrohet nga sekretari i çështjeve ligjore dhe zgjedhore Indrit Sefa.

Vendimi i Kryesisë vjen pas kundërshtive të sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe një grupi deputetësh lidhur me procesin zgjedhor për kryetarin e partisë që do të mbahet në 29 korrik.

Vendimi është marrë në 18 korrik.

 

Ndërkohë gjatë ditës së sotme sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka bërë të ditur se do të thërrasë Këshillin Kombëtar në përpjekje për të penguar zgjedhjet e 29 korrikut.

foto galeri

 

Fraksion.com