AktualitetTë fundit

Humb jetën në aksident Gerti Hoxha, operatori i Stop

Një aksident me motor i ka marrë jetën Gerti Hoxhës, një prej operatorëve më të njohur të vendit. Prej më shumë se 20 vjetësh pjesë e medias, Hoxha vitet e fundit punoi në emisionin Stop.

Sipas informacioneve zyrtare, Hoxha, 45 vjeç humbi kontrollin e motorit me të cilin po udhëtonte dhe ka dalë nga rruga. I apasionuar pas motorëve e në mënyrë të veçantë pas Vespave, Hoxha ishte themelues i Vespa Club Tirana.

 

Fraksion.com