AktualitetPolitikëTë fundit

“E turpshme dhe qesharake”, Pampuri firmos dy herë në vendimin e Kryesisë për vulën e PD, deputeti demokrat: Kuptohet se në çfarë nivelesh jemi

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar lidhur me firmosjen dy herë të deputetes Oriola Pampuri në vendimin e Kryesisë për t’i kaluar vulën e partisë Indrit Sefës.

Në një reagim të bërë në Facebook, ai shprehet se një akt i tillë është për të ardhur keq.

“Sa e turpshme dhe për të ardhur keq të shohësh akte të tilla. ‘Lideri Evropian’ që tmerrohet nga Këshilli Kombëtar kërkon të privatizojë vulën e PD sikur të jetë prona e tijë e paluajtshme. E turpshme dhe qesharake kur shikon sesi për të dhënë përshtypje sikur ka shumicën, dokumenti firmoset me shume se njehere nga nje ligjvenes. Që këtu kuptohet se në “cfarë nivelesh jemi. Disponimi i vules eshte ceshtje e statuti jo vullnet i individeve personal. Sa për patericën, akuzat për Portin e Durrësit dhe të tjera s’kanë qenë për ne që kemi bërë dhe i shkonim pas edhe “opozitarizmit” të atij që nuk iku asnjë ditë por bën sikur po rikthehet me mision ushtarak”, shkruan ai.

 

Fraksion.com