AktualitetTë fundit

Dy të vdekur në aksin Lezhë-Shkodër, automjeti u përplas me zetorin

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Shkodër me pasojë dy viktima.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:10 në kryqëzimin e Kallmetit, ku një automjet është përplasur me një zetor.

Drejtuesi i automjetit Prend Marku, banues në Tale, ka goditur nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor i drejtuar nga Ardian Tomaj, banues në Gocaj, Lezhë.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Fiat” 56 vjeç si dhe pasagjeri po në këtë mjet, Martin Gjoka 54 vjeç.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për hetimin e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

 

Fraksion.com