AktualitetLife StyleTë fundit

Ivanka Trump me pushime në Sarandë!

Pas Tiffany, edhe vajza tjetër e ish-Presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka, ka zgjedhur Sarandën për pushimet verore.

Disa foto që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë Ivanka Trump në Sarandë, e veshur me një fustan të gjatë blu ndërsa ndërsa në dorë mban një kapele kafe.

Ka qenë Ildiko Varga një mikeshë dhe mbështetëse e Donald Trump që ka shpërdarë fotot.

Ajo shkruan se rastisi me Ivankën në të njëjtin hotel në Sarandë. Ildiko është gjithashtu themeluese e fondacionit për gratë për Trump dhe ka marrë pjesë vazhdimisht në fushatat e tij.

Edhe vjet, Ivanka erdhi në Shqipëri me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, me të cilin edhe vizituan gjithë jugun, Kepin e Rodonit, Sazanin, Butrintin etj. Çifti gjithashtu shoqërohej dhe nga Presidenti i klubit PSG, Nasser Al-Khelaifi.

Ivanka Trump me pushime në Sarandë!

 

Fraksion.com