Rikthehet Piramida: Një nga pikat më të vizituara nga turistët nëTiranë
Piramida i është rikthyer Tiranës me një dimension të rilindur dhe një madhështi ndryshe nga më parë, si zemra e Shqipërisë së Re të Inovacionit dhe destinacioni më i madh i teknologjisë digjitale në rajon.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Piramida, ku qytetarë të shumtë dhe turistë të huaj vizitojnë ambientet e transformuara, duke u ngjitur në shkallët e Piramidës për të arritur në majë të saj.
Projekti ambicioz për rijetësimin e ka transformuar si kurrë më parë këtë hapësirë, në një stoli për kryeqytetin dhe një prej pikave më të vizituara për të gjithë turistët që vijnë në Shqipëri.
Transformimi i Piramidës në Tiranë vlerësohet si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë.
Institucioni arsimor TUMO Tirana do të drejtojë Piramidën pas rinovimit të saj. Ai do të ofrojë programe arsimore parashkollore për 12 – 18-vjeçarët, si robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave, muzika dhe filmi.
Fraksion.com