Ngjarja ndodhi në Fortuzaj në Tiranë.

Nga aksidenti ndërruan jetë Denis Çali dhe Brusild Gjyla. Dyshohet se të rinjtë nuk e njihnin mirë rrugën, ndërsa për shkak edhe të mungesës së ndriçimit dhe zonës së thellë, nuk e kanë parë kthesën dhe kanë rënë në humnerë me mjetin e tyre ‘Range Rover’.

Mësohet se një prej viktimave, Denis Çali kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia, pasi ishte emigrant në Itali. Drama shtohet edhe më shumë, ndërsa një prej tyre, Gjyla, në shtator kishte caktuar që të bënte dasmën e tij.

Nga informacioni i policisë Brusild Gjyla 26-vjeçar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Denis Çali, 33 vjeç u plagos dhe u transportua në spitalin e Traumës, por gjatë orëve të natës nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të rënda.

Ndërkohë një mik i tij publikon mesazhin e fundit që kishte shkëmbyer me Denisin pikërisht disa orë para aksidentit të rëndë. “Rrugëve.. Rrugëve”,

Policia ende vijon hetimet për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Dy të rinjtë ishin banorë të zonës dhe si pistë hetimi nuk përjashtohet as shkelja e rregullave të qarkullimit por as fakti që shkak mund të ketë qenë dhe errësira.