ShBA përcjell “mesazh diplomatik” në Shqipëri me destrojerin amerikan “USS Ramage”, Komandanti: Komb krenar si ne, një frymë!
Destrojeri amerikan me raketa të drejtuara i quajtur “USS Ramage” ka mbërritur në Durrës për një vizitë portuale të planifikuar në kuadrin e bashkëpunimit ushtarak midis ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe asaj shqiptare dhe në vazhdën e përpjekjeve të Flotës Detare Amerikane për rritjen e stabilitetit në rajon. Ambasada e Shteteve të Bashkuara publikoi pamje nga Destrojeri i raketave të komanduara i klasit Arleigh Burke.
Vizita portuale e destrojerit “USS Ramage” përcjell dhe një mesazh diplomatik pasi forcon lidhjet me aleatët duke demontruar shkuarajim për kundërshtarët.
Një destroyer i tillë më vlerë mbi 1.2 miliardë dollarë, ofron mundësi unike për të rritur ndërveprimin me forcat tona detare sa I takon njohurive taktike teksa dy vendet punojnë së bashku për një rajon dhe Europë më të sigurt shkruhet në njoftimin zyrtar të Flotës së 6-të Detare Amerikane. Komandanti i distrojerit USS Ramage Tim Yuhas përshëndeti në bord homologët e marinës shqiptare dhe vuri në dukje se marrëdhënia me Shqipërinë është ndërtuar mbi një themel të vlerave, përvojave dhe vizionit të përbashkët. Fryma e Shqipërisë është si e jona, një komb krenar që shpalli pavarësinë nga tirania dhe u çlirua nga diktatura komuniste”, tha ndër të tjera komandanti gjatë fjalës së tij. Më tej anëtarët e ekuzipazhit të distrojerit USS Ramage (DDG 61) patën mundësinë të zhvillonin një tur kulturor e historik në qytetin e Durrësit.
Fraksion.com