AktualitetPolitikëTë fundit

“Tmerrësisht të lidhur me krimin, nga përgjimet…”, Berisha thirrje KE: ‘Zbërtheni’ telefonat e anëtarëve të Këshillit të Ministrave!

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se në përgjigjet e telefonave rezulton se anëtarë të Këshillit të Ministrave, janë të lidhur tmerrësisht me krimin.

Deklaratën e fortë Berisha sot në seancën e fundit plenare.

“Nga studimi dhe hetimi i telefonave Sky dhe incrocat, esc, dilni, shumë shumë keq. Nuk është sekret, por ju them se nga a 18 mijë shqiptarë që gjenden se disponojnë ato, 90 % i përkasin partisë së krimit. Mos u çudisni, por përqendrimi më i lartë në Shqipëri, gjendet në Këshillin e Ministrave. Në ndërtesën e Këshillit të ministrave të funksionojë sipas burimeve numri më i dendur, i mbi 9 mijë sky dhe esc si telefona se nja 7-8 mijë janë jashtë. Dua t’u them ju këtu se ju dilni, jo të gjithë, por dilni tmerrësisht të lidhur me krimin. Ministrat tuaj, ku janë? Ja mbathën. Janë të lidhur me banditë kryesorë, duke bërë porosi. I bëj thirrje KE-së Europol-it, partnerëve tanë, për një kontribut të madh të luftës në Shqipëri, zbërtheni përmbajtjet tmerrshme të bandave të krimit me ta. Kërcënojnë sigurinë. Edhe më lartë se ministra, me telefona Sky apo esc. Bëjini një kërkesë Komisionit Europian. Do të kuptoni se kë votuat. Cili nga ju ka porositur vrasës avoketërisht? Cili nga ju ka porositur? Këto janë dosjet tuaja! Cili nga ju është akuzuar se fut hundët për të fituar bandat tendera! Ku i mori ai për para për ndërtimin në Surrel? Drejtësia nesër do të merret me sarajet e Edi Ramës. Sot nuk guxon.”, tha Berisha.

 

Fraksion.com