“Të largohet garda nga salla!”, Bardhi përplaset me Nikollën: Nuk mund të kalojë afera e inceneratorëve pa dhënë llogari Edi Rama
Kreu i grupit Parlamentar të PD-së Gazmnet Bardhi në nisje të seancës së sotme plenare është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.
Pasi Berisha paraqiti një banderolë në foltoren e Kuvendit, në ambientet parlamentit u pa garda! Bardhi nga foltorja e Kuvendit i kërkoi Nikollës që të largonte gardën, ndërsa kërkoi interpelancën me Ramën.
“Të largohet garda nga salla, s’ka arsye të shoqërojë deputetët e opozitës në Foltoren e Kuvendit. Ju doni të kaloni në heshtje vjen me inceneratorët. Nuk mund të kalojë kjo aferë pa dhënë llogari Edi Rama
E kuptoj sikletin tuaj që nuk doni të flisni për këtë çështje, por nuk doni që të kaloni për diskutim aferën e ineneratorëve. Ndaj nuk doni ta fusni këtë kërkesë tonën për mocion me debat.”, tha Bardhi.
Fraksion.com