“Rama do të gjitha ‘kumbullat’, kurse…”, Meta: Ahmetaj s’ishte aq i fortë sa të çonte para aferën e inceneratorëve
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se afera e inceneratorëve ka qenë e mirëmenduar që kur PS-ja ishte në opozitë.
Në një dalje për mediat, Meta tha se Rama do që të hajë të gjitha ‘kumbullat’ për vete dhe shokët e tij të shkojnë në burg.
“Ahmetaj nuk ishte aq i fortë sa të çonte përpara aferën. Denoncimet e para për aferën e inceneratorëve kanë ardhur nga LSI. Unë si president i kam denoncuar para zgjedhjeve të 2021. Dhe ish-LSI, e ka denoncuar. Disa ish-ministra, ish-drejtorë janë ndaluar për përgjegjësi individuale, kjo përgjegjësi vazhdon. Kemi të bëjmë jo vetëm me përgjegjësi individuale, por dhe kolektive, për shpërdorimin e fondeve publike. Rama do që të hajë të gjitha kumbullat, kurse shokët e tij të hanë burgun. Afera e inceneratorëve është e mirëmenduar, e strukturuar, që në kohën kur PS ka qenë në opozitë. Të gjithë shohin që në dokumente, se si ka funksionuar kjo aferë dhe se si një grup i strukturuar ka vënë në lëvizje shtetin, ministritë, institucionet.”, tha Meta.
Fraksion.com