AktualitetPolitikëTë fundit

Opozita i bie tavolinave: Garda të ikë, s’kemi frikë!/ Siropali kërkon të largohet garda nga Foltorja: iu drejtohet deputetëve të PD: S’kemi frikë nga ata që kanë frikë nga vetja

Ministrja për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur opozita, e cila ka bllokuar foltoren, ndërsa i bie pa pushim tavolinave.

Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin Elisa Spiropali ka kërkuar që garda të largohet nga Foltorja, megjithëse kjo e fundit është uzurpuar nga deputetët e grupimit të Sali Berishës. Spiropali tha se garda mund të largohet pasi nuk kanë frikë, ndërsa opozita kryesisht deputetja Albana Vokshi dhe Flamur Noka godisnin foltoren duke krijuar zhurmë.

Spiropali i bëri thirrje Gardës së Republikës që të largohej nga foltorja se nuk kishin frikë nga deputetët e opozitës.

“I bëj thirrje punonjësve të gardës, që të largohen nga foltorja se ne nuk kemi frikë nga ata që kanë frikë nga vetja e tyre. Ju lutem largouni, le të rrinë në foltore dhe të bëjnë zhurmën. Ne patëm durimin që sot të dëgjonim mbi 20 deputetët për procedurë, pa bërë zhurmë dhe jo se nuk kemi ç’themi. Sa i takon llogaridhënies, përballjes me të vërtetën, nuk kemi hezituar as me komisione dhe as me drejtësinë. Kryeministri është përgjigjur. Ju nuk është hera e parë që e shpallni këtë qeveri, mafie, grup i strukturuar kriminal. E keni nisur që në kohën e Fatos Nanos, apo dhe me opozitën tuaj të thellë. Narko-shtet, monstra, kreu i Meduzës, këto janë fjalët që ju përdorni në Kuvendin e Shqipërisë. Janë për turpin tuaj se sa herë që votoheni, populli shqiptar jua kthen përgjigjen me votë. Në konferencën e Kryetarëve e diskutuam çështjen e mocionit me debat dhe interpelancën të paraqitur ju në mënyrë urgjente, por urgjencën s’e përcaktoni ju. Urgjenca përcaktohet nga gjykata Kushtetuese, apo aktet normative. O Albana pse vazhdon iu bie foltores? A doni të merrni përgjigje? Kur të vijë kryeministri, do të flasë ai, tani po flas unë. Është e lezeçme kjo Flamur.”, tha Spiropali.

 

Fraksion.com