AktualitetPolitikëTë fundit

Opozita e kërkon në Kuvend, Rama shfaqet për inspektim në jug, Bardhi: Po bën shëtitje me Belën

Seanca e sotme parlamentare pritet të zgjasë deri në orën 12 të natës. Deputetët e opozitës kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të paraqitet në Kuvend në një interpelancë me ta në lidhje me ngjarjet e ndodhura, përfshirë edhe çështjen Ahmetaj.

Ndërkohë pak minuta më parë kryeministri Edi Rama është shfaqur me ministren Belinda Balluku duke inspektuar akset e reja Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi.

Këtë fakt e ka përmendur edhe opozitari Gazmend Bardhi në Kuvend ku shprehet:

“Ishte duke bo shëtitje me Belën me makinë, po po me makinë, po bënte shëtitje në plazh. Ju ka lënë ju roje këtu deri në 12 të natës të votoni”.

 

Fraksion.com