Kritikohet për veshjen ekstravagante: Sfidon 74-vjeçarja shfaqet me rroba banje (FOTOT)
Colleen Heidemann, e cila është 74 vjeçe, ka vendosur që të japë një mesazh për të gjitha bashkëmoshataret e saj por jo vetëm. Ajo shprehet se mosha jonë nuk duhet të përcaktojë se si të vishemi.
Në rrjetin social “TikTok” ku numëron mbi 321 mijë ndjekës, ajo shfaqet e veshur me rroba të cilat mund të konsiderohen të guximshme për dikë në moshën e saj.
Por pavarësisht kritikave për zgjedhjet e saj të veshjeve, kjo grua e mahnitshme vazhdon të guxojë dhe u përgjigjet në mënyrë perfekte atyre që e gjykojnë.
74-vjeçarja e cila dikur punonte si stjuardesë, e nisi modelimin në moshën 70-vjeçare. Ajo nisi të bëhej e njohur në rrjetet sociale pikërisht me veshjet e saj elegante si dhe publikon video fitnesi dhe bukurie.
Nga ana tjetër, 74-vjeçarja ka rrëfyer se ka marrë tallje dhe komente të ashpra për veshjen e saj. Por ajo ka vendosur që t’u përgjigjet me një video ku shfaqet me rroba banje të ndryshme.
“Këto rroba banje nuk janë të përshtatshme për moshën”, i ka shkruar dikush dhe ajo i është përgjigjur: “Unë them: Vish atë që të bën të ndihesh mirë. Të gjithë kanë një trup për rroba banje”.
Fraksion.com