AktualitetPolitikëTë fundit

“Dy ministra të tjerë po bëhen gati për në burg”, Bardhi: Rama kërcënon të vetët me zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi nga foltorja e Kuvendit tha se Rama po kërcënon socialistët me zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë paralajmëroi dhe se dy ministra të tjerë do të jenë së shpejti në burg për dosjen  e inceneratorëve.

“Ka dy ministra në burg po bëhen gati dhe dy ministra të tjerë ti bëjnë shoqëri dhe Rama të vijë të japë llogari. E kuptoj frikën. Ka ca kohë që kërcënon nëse ngrihet ndonjë zë do ju çoj në zgjedhje të parakohshme por frika juaj e frika e Edi Ramës nuk mund të jetë e këtij parlamenti.”, tha Bardhi.

 

Fraksion.com