AktualitetTë fundit

Afera për inceneratorët, biznesmeni Klodian Zoto kërkon pafajësinë nga arratia

Biznesmeni i inceneratorëve, Klodian Zoto kërkon pafajësinë nga arratia pas akuzave për inceneratorin e Elbasanit.

Përmes avokatit të tij, Zoto, i kërkoi pafajësi Gjykatës së Posaçme për akuzat kundër tij në dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

Fillimisht avokati Ardian Leka tha se nuk besonte në një gjykim të paanshëm për klientin e tij, për shkak të lakimit të emrit të Zoto nga media dhe politika. Sipas tij, në rastin e Elbasanit, Zoto ka qenë vetëm avokat i Albtek.

 

Fraksion.com