Peleshi: Anija “Butrinti, pjesë e operacionit për shpëtimin e 52 emigrantëve nga Sudani dhe Jemeni
Anija shqiptare “Butrinti” ishte pjesë e operacionit ku u shpëtuan 52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni nga një gomone në rrezik në brigjet turke, falë bashkëpunimit mes Rojës Bregdetare greke dhe asaj turke.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndau foto nga ky operacion teksa u shpreh se, kjo është “një tjetër histori suksesi nga efektivët tanë të anijes “Butrinti””
“52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni u shpëtuan nga një gomone në rrezik në brigjet turke, falë bashkëpunimit mes Rojës Bregdetare greke dhe asaj turke”, theksoi ai.
“Ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të njerëzve”, u shpreh Peleshi.
“Krenarë që efektivët tanë, pjesë e misionit SNMG2 TU 01, vazhdojnë të bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe të jenë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës”, nënvizoi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Fraksion.com