Aksidenti me 5 shqiptarë të vdekur në Greqi, identifikohen kush janë viktimat
Zbardhen emrat e viktimave të aksidentit të djeshëm në Greqi ku humbën jetën pesë persona me origjinë shqiptare. Aksidenti tragjik ka ndodhur në rrugën nacionale Follorinë-Selanik.
Sipas mediave bëhet fjalë: për shoferin, Besim Muçaj 55 vjeç, Ilir Daci 50-vjeç, Ergin Peposhi, 19 vjeç, Ardit Peposhi, 16-vjeç dhe Gazment Brahaj, 47-vjeç.
Aksidenti rrugor ndodhi kur makina në të cilën ndodheshin pesë personat me orgjinë shqiptare, të cilët sipas medias greke ‘Protothema’, ishin punëtor ferme, në rrethana ende të panjohura, është përplasur me një kamion ‘kokë më kokë’.
Sipas mediave greke automjeti në të cilin udhëtonin shtetasit shqiptarë ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të pazbardhura dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.
Forcat zjarrfikëse arritën të nxjerrin trupat e pajetë të shqiptarëve.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.