1.6 kg kanabis në makinë, arrestohet ‘transportuesi’ në Tiranë, ikën bashkëpunëtori nga Fushë Kruja
Tiranë: Një pako prej 1 kg e 600 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis është gjetur gjatë kontrollit të një makine e cila ishte ndaluar në rrugën “Irfan Tomini”, Tiranë.
Policia arrestoi shoferin e mjetit, Gentjan Demiri ndërsa u shpall në kërkim shtetasi A. E., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë. i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale
“Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 1 kg e 600 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale’ njoftoi sot policia e Tiranës.
30 vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Operacioni policor u kodua “Transportimi’.
Fraksion.com