AktualitetPolitikëTë fundit

Tabaku takon komisionerin për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, në fokus reformat ekonomike

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku takoi këtë të martë në Bruskel, Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi. Gjatë takimit u diskutua plani i zhvillimit të Ballkanit perëndimor.

Tabaku përmes një reagimi në rrjetet sociale shkruan se kryefjalë është përshpejtimi i reformave ekonomike.

“Takim produktiv me Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi në lidhje me planin e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi: përshpejtimi I reformave ekonomike, forcimi i integrimit rajonal, projekte komeptitive. Në fokus: Rritja e fondeve, masat anti-korrupsion për rritjen e besimit të investitorëve dhe integrimi në BE.”, shkruan Tabaku.

 

 Fraksion.com