AktualitetTë fundit

Siguria në zonat turistike, Balla: Turistët dhe vizitorët kanë vëmendjen e Policisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, garanton më shumë siguri për turistët e vizitorët në zonat turistike.

Në një reagim në rrjetet sociale, të martën, Balla duke publikuar foto nga puna monitoruese e policisë në zonat turistike, ka garantuar se Policia e Shtetit është në gatishëmëri të plotë.

“Mirëmëngjes dhe me garancinë për më shumë siguri edhe në zonat turistike malore ju uroj një ditë të mbarë. Turistët dhe vizitorët nga Shqipëria dhe mbarë bota që vizitojnë zonat turistike malore të Shqipërisë kanë vëmendjen e punonjësve të Policisë së Shtetit për tu ofruar ndihmë në rast nevoje”, garanton Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

 

Fraksion.com