Regjistrimi i mjeteve bujqësore, Rama: Procedura të lehtësuara pranë vendbanimit
Regjistrimi i mjeteve bujqësore është një nismë që i vjen në ndihmë vetë fermerëve, pasi formalizon një pasuri të tyre.
Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga puaan që po kryhet pranë DRSHTRR-ve në qarqe për regjistrimin e mjeteve bujqësore.
Rama bëri të ditur se “qindra mjete bujqësore, rimorkio e agregat, deri sot të paregjistruara, po kryejnë targimin me procedura të lehtësuara e kontroll fizik aty ku jetojnë e punojnë, duke ua kursyer kilometrat e kohën”.
“Të interesuarit që kanë mjete të tilla, të lidhen me zyrën e bujqësisë pranë njësive administrative dhe rastet do të ndiqen nga DRSHTRR-ja e qarkut”, theksoi ai.
Ekipet e DPSHTRR-së në gjithë vendin janë pranë fermerëve për t’i asistuar ata për të përmbyllur sa më shpejt procesin dhe pa krijuar vonesa.
Fraksion.com