AktualitetTë fundit

Peleshi surprizohet në Britaninë e Madhe, banda frymore luan “Dëbora zbardhi malet”

Një befasi ka qenë për ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi ceremonia e organizuar nga autoritetet britanike, gjatë vizitës së tij zyrtare në Britaninë e Madhe.

Në pritjen zyrtare, në Ministrinë britanike të Mbrojtjes, gjatë parakalimit para trupës së nderit, banda frymore ka luajtur këngën korçare “Dëbora zbardhi malet”.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, ku është pritur nga personalitete të larta atje.

Ai është takuar dhe me Sekretarin e Shtetit për Mbrojtjen, Ben Wallace dhe me të Dërguarin e Posaçëm të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, një mik i hershëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

 

Fraksion.com