AktualitetPolitikëTë fundit

“Parlamenti, dyqan i Zotos dhe Mërtirit”, Bardhi: Shqiptarët i paguajnë për arratinë

Deputeti i PD Gazment Bardhi ka deklaruar se është rrezuar kërkesa e grupi parlamentar demokrat për interpelancë urgjente dhe debat me mocion, për çështjen e inceneratorëve.

“Vendosën të rrëzojnë të dyja kërkesat e opozitës. Fakti që paratë e shqiptarëve sigurojnë jetesën e dy mafiozëve në arrati. Unë e kuptoj vështirësinë që ka Edi Rama, për të dhënë shpjegime me debat për këtë çështje. Duhet interpelancë dhe mocioni me debat, sado siklet dhe hall të ketë Edi Rama dhe cilido tjetër nga maxhoranca do duhet të respektohet rregullorja. S’ka asnjë urgjencë për maxhorancën, këta çdo ditë marrin para të buxhetit të shtetit. Kryeministri do duhet të jepte shpjegime për të ndaluar ekzekutimin e këtyre kontratave. Do të zbatohet kushtetuta dhe rregullorja. Rrethi në të cilin kryetarja e ka futur veprimtarinë plenare është i rrezikshëm. E përsëris, shndërrimi i parlamentit nga mbrojtja e interesit të qytetarëve në një dyqan personal që financon arratinë e Mirel Mërtitit dhe Klodian Zotoss. Qeveria është qeveria e Klodian Zotos dhe Mirel Mëritit.”-tha Bardhi para kryesisë.

Deputetët e opozitës kërkojnë zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin për të raportuar në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore lidhur me paligjshmërinë e konstatuar në 3 procedurat e koncesionit/PPP së inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, masat e marra për shlyerjen e dëmeve financiare që i janë shkaktuar Buxhetit të Shtetit dhe masat e marra për të ndaluar menjëherë pagesat që janë rrjedhojë e 3 kontratave të paligjshme dhe që rezultojnë se janë të prekura nga fenomeni i korrupsionit masiv. Deputetët kanë kërkuar që kërkesa kërkese për interpelancë urgjente me kryeministrin të përfshihet në rendin e ditës të seancës së datës 20.07.2023, si pikë e parë e rendit të ditës.

 

Fraksion.com