Life StyleTë fundit

“Nga ngjave ti racë m*ti”, Sabiani zbulon si reagon kur Keisi blen çantë 500 euro

Këngëtari i dashur për publikun, Sabiani, është mjaft aktiv në profilet e tij në rrjetet sociale. Madje ai poston herë pas here video të ndryshme në “TikTok”, të cilat marrin menjëherë vëmendjen e fansave.

E kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme. Ai ka postuar një video ku tregon se si reagon kur vajza e tij, Keisi Medini, i thotë se ka blerë një çantë të re.

“Ik, ik nga gjyshja. Plehrë, nga ngjave ti racë m*ti”, dëgjohet të thotë në videon, ku në fund Sabiani shfaqet duke qeshur.

Ndërkohë krahas videos këngëtari i njohur ka shkruar: “Kur Keisi thotë e bleva këtë çantën lirë fare, 500 euro”.

Kjo nuk është video e parë që Sabiani poston në “TikTok” për Keisin, por që të gjitha kanë qenë me sens humori.

 

Fraksion.com