AktualitetTë fundit

Me bidon benzine në dorë, momenti kur personi i vë flakën makinave në Vlorë, rrezikon të digjet edhe vetë

Ky është momenti kur një person i vë zjarrin qëllimisht dy automjeteve në Vlorë, në pronësi të Nerizan Hoxhaj.

Personi i cili mban një kapele në kokë, afrohet tek makinat me një bidon me benzinë në dorë, e më pas i vë flakën, duke rrezikuar edhe të digjet vetë.

Nga flakët u përfshinë 3 automjete të parkuara afër njëra-tjetrës, 2 prej tyre tip “Ford” të cilat janë djegur pjesërisht dhe njëri tip “Volkswagen” që është djegur plotësisht.

Në momentin që ka hedhur benzinë drejt makinës që kishte qëllim për të djegur (Fordin e kuq), nga flakët mori edhe bidoni që mbante në dorë. Nga frika autori ka hedhur bidonin me benzinë në drejtim të automjeteve të tjera duke i dëmtuar edhe ato.

Policia ende nuk ka një autor të dyshuar për zjarrvënien por dyshon se është e qëllimshme.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 ku makinat kanë qenë të parkuara poshtë pallatit.

 

Fraksion.com
Fraksion.com