AktualitetBota+Të fundit

“Të bëjnë publike lidhjet e dashurisë”, Rregullat e reja për policët: Ju ndalohen kontaktet me punonjëset e seksit

Oficerët në Britaninë e Madhe do ta kenë të ndaluar kontaktin me punonjëset e seksit dhe do t’u kërkohet të bëjnë publike të gjitha lidhjet e tyre të dashurisë, sipas disa rregullave të reja që pritet të hyjnë në fuqi, shkruan dailymail.

Në bazë të rregullave të reja policët në Britani përpos deklarimit të marrëdhënieve romantike, gjithashtu duhet të tregojnë burimin e çdo fitimi të papritur mbi vlerën 5,000 paund, si pjesë e një përpjekjeje për të rivendosur besimin e publikut te Policia Metropolitane.

“Futja e tyre në fuqi është e rëndësishme nëse duam të sigurojmë që njerëzit e duhur të bashkohen me ne. Por është po aq e rëndësishme që fuqia jonë punëtore ekzistuese të vazhdojë të përmbushë standardet dhe nivelet e larta të verifikimit që priten me të drejtë prej tyre gjatë gjithë karrierës”,-tha një zëdhënës i policisë.

 

Fraksion.com