AktualitetBota+SportTë fundit

Dhuna në sport: Qendra e këshillimit “Safe Sport“

Sportistë të shumtë përballen me dhunë gjatë sportit. Për ta është hapur një qendër e pavarur këshillimi në Berlin, për të ndihmuar viktimat dhe për të evituar raste të ngjashme në të ardhmen.

Poshtërimi, fyerjet, kërcënimet, dhuna e seksualizuar – nga prekja e padëshiruar e trupit deri te abuzimi seksual – dukuri të tilla nuk janë të rralla në klubet sportive gjermane. Këtë e ka treguar së fundmi një studim i Klinikës Universitare Ulm dhe Shkollës së Lartë Sportive Gjermane në Këln. Kjo është arsyeja pse në Berlin është hapur një qendër e pavarur këshillimi për viktimat e dhunës seksuale, psikologjike dhe fizike në sport.

Ministrja Federale e Brendshme dhe Sportit, Nancy Faeser, e shqetësuar për gjendjen paralajmëron masa
Ministrja Federale e Brendshme dhe Sportit, Nancy Faeser, e shqetësuar për gjendjen paralajmëron masaFotografi: Fredrik Von Erichsen/dpa/picture alliance

Përvoja e dhunës, deri në dhunën seksuale, është një realitet për shumë sportistë dhe gra, deklaroi Ministrja Federale e Brendshme dhe Sportit Nancy Faeser në hapjen e qendrës këshilluese “Safe Sport”, në mënyrë që të prekurit t’i drejtohen pa frikë.

Të prekurit shpesh vuajnë pasoja gjatë gjithë jetës

Sportistët e prekur, meshkuj dhe femra, si nga sportet profesionale ashtu edhe nga ato bazë, mund të kontaktojnë qendrën e këshillimit “Safe Sport” përmes telefonit, online ose personalisht. Oferta e qendrës së këshillimit përfshin mbështetje psikosociale, këshillim ligjor dhe ndërhyrje në krizë akute.

Bettina Rulofs, profesore në Universitetin e Sporteve në Këln
Bettina Rulofs, profesore në Universitetin e Sporteve në KëlnFotografi: Wolfgang Kumm/dpa/picture alliance

Bettina Rulofs, profesore në Universitetin e Sporteve në Këln, heton dhunën e seksualizuar në sport në Gjermani. Ajo drejton një studim që vlerëson raportet e 72 fëmijëve dhe të rinjve që përjetuan dhunë seksuale në sport. Një nga realizimet është se të prekurit vuajnë gjithë jetën për shkak të saj, ndër të tjera, sepse nuk mund të gjejnë ndihmën e duhur.

Konfidencialitet absolut në zyrën e këshillimit

Bettina Rulofs beson se qendra e këshillimit është një hap i rëndësishëm në luftën kundër abuzimit dhe dhunës në sport. Por ajo kritikon se mundësitë e qendrës së këshillimit janë të kufizuara. “Safe Sport” ofron mbështetje psikosociale dhe këshilla ligjore. Por kjo nuk shkon përtej kësaj dhe nuk ka asnjë mundësi për të ndërhyrë.” Nëse të prekurit do të nisin hapat ligjorë pas konsultimit apo do t’i drejtohen një autoriteti në klub apo shoqatë sportive, duhet të vendosin vetë ata. Qendra e këshillimit garanton konfidencialitet të plotë.

Qendra e këshillimit për viktimat e dhunës seksuale, psikologjike dhe fizike në sport garanton konfidencialitet të plotë
Qendra e këshillimit për viktimat e dhunës seksuale, psikologjike dhe fizike në sport garanton konfidencialitet të plotëFotografi: Jens Wolf/dpa/picture alliance

Një studim i Kolegjit Universitar Ulm dhe Shkollës së Lartë të Sportit në Këln tregon se shumë federata sportive kanë nisur tashmë masat e tyre parandaluese, si çertifikimi i karakteristikave të trajnerëve femra dhe meshkuj ose kurse trajnimi. Por vetëm 40 deri në 50 për qind e federatave kanë përcaktuar qartë persona të cilëve të prekurit mund t’u drejtohen në rast të problemeve me dhunën në sport.

Jan Hempel, viktimë e dhunës seksuale në sport
Jan Hempel, viktimë e dhunës seksuale në sportFotografi: Stefan Hesse/dpa/picture alliance

Kështu, shumë viktima kanë dështuar në kërkimin e ndihmës nga strukturat e klubeve sportive, thotë Rulofs. “Kemi parë shpesh raportime të të prekurve në klube të përfundojnë në sirtarë, të banalizuara apo edhe të shpërfillura.” Këtu jo vetëm paaftësia apo mungesa e strukturave mbrojtëse në klube luan një rol të rëndësishëm, por edhe qëllimi i deklaruar për të mbrojtur reputacionin e mirë të klubit.

Faeser: “Këshillimi është absolutisht i nevojshëm”

Ministrja e Punëve të Brendshme dhe Sportit Faeser, gjatë hapjes së qendrës së këshillimit, theksoi se pavarësia e Qendrës është e rëndësishme që sportistët e prekur të ndihen të sigurt. “E frikshme është se na duhet një qendër këshillimi. Por është absolutisht e nevojshme”, tha ministrja. Ka shumë sportistë dhe gra që kanë përjetuar gjëra ku nuk respektohen kufijtë e përcaktuaa prej tyre, theksoi ministrja Nancy Faeser.

Qendra e këshillimit “Safe Sport” është hapi i parë drejt hapjes së qendrës së planifikuar, e cila është përfshirë edhe në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë federale. Në të ardhmen, oferta duhet të zgjerohet në fushat e ndërhyrjes, parandalimit dhe përballjes me dhunën e përjetuar. Qendra e këshillimit financohet nga qeveria federale dhe landet./DW

 

Fraksion.com