Basha thirrje politikanëve nga Mati: Është koha të hapim letrat dhe të tregojmë pasurinë!
Lulzim Basha, ne vazhdën e takimeve në qytetet e Shqipërisë me mbështetësit e tij, është ndalur këtë të martë në Mat.
Basha ka ndarë disa foto në rrjetin e tij social Facebook, ku shihet duke takuar dhe biseduar mbështetësit e tij në Mat, ndërsa bashkangjitur postimit thekson nevojë për vetting në politikë.
Sipas Bashës, është koha të hapen ‘letrat’ dhe të tregohen pasuritë e çdo politikani.
Fraksion.com