A është dasma në planet e Vlashent Satës dhe Dojna Memës? Ja çfarë thotë artisti
Vlashent Sata është rrëfyer së fundmi si rrallëherë lidhur me jetën e tij personale dhe familjen e bukur që ka ndërtuar me Dojna Memën e djalin e tyre Nolan Sol. I ftuar në ‘Më prit në fundjavë’,Vlashenti tha se pas ardhjes në jetë të djalit ai dhe Dojna janë bërë persona më të përgjegjshëm dhe se kanë kuptuar se nuk ka asgjë më të veçantë përveç syve të tij.
“E kuptoj që përgjegjësia është më e lartë, është gjë shumë e veçantë dhe personale, diçka e jotja ku zbulon ca ishujt që nuk e di që ekzistojnë. Nuk ka pikë rëndësie as paraja, karriera, jeta nuk është më e rëndësishme përveç syve të tyre. Mbas afatit 2-3 mujor, Dojna ka marrë më tepër pozicion tani tek djali, pasi nuk jam
I pyetur nëse do të ketë një dasmë tradicionale mes çiftit përveç kurorëzimit, Vlashenti tha se dëshira më e madhe e tij ishte të kthehej pas në kohë dhe të kishte prezent familjarët e tyre, ku shtoi se ai është me fat që e ka në jetën e tij Dojnën.
“Dëshira më e madhe e imja do të ishte që të kthehesha në kohë që kur të bëja dasmën të kisha babin tim, të Dojnës disa shok që më janë larguar nëpër botë. Por nëse një ditë do ta bëja do të ishte një natë e katërt në ‘Za fest’ ku njerëzit të takohen me njëri tjetrin dhe jo të ftoj ca njerëz që të na shohin ne sesi e kemi gjetur ne dashurinë tonë, si me i bë karshillik njerëzve. Dua të jenë të ftuar të njohur dhe të panjohur që të takohen me njëri-tjetrin. S’e kam menduar kurrë që do kthehesha në Shqipëri dhe do njihja një vajzë shqiptare, aq më pak Dojnën.”-tha ai.
Fraksion.com