AktualitetPolitikëTë fundit

Balla vrejtje Ardi Veliut: Sa drejtues e shefa Komisariatesh të Policisë së Shtetit janë kapur deri më sot me “presh në duar”?

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka nisur punën në këtë dikaster me një rezyme të gjithçkaje që është bërë deri më tani dhe pritshmëritë për më tutje në sigurinë e brendshme.

Përmes një deklarate për shtyp, i ndalur tek rasti Rraja në Borizanë, Balla i ka tërhequr vëmendjen Agjencisë së Mbikqyrjes Policore për punën e dobët në vënien para ligjit të drejtuesve të policisë të kapur në shkelje.

“Sa drejtues e shefa Komisariatesh të Policisë së Shtetit janë kapur deri më sot me “presh në duar”?”- është pyetja që drejtoi Balla në prezencë të Ardi Veliut, duke ritheksuar standartin e dyfishtë të AMP në vendosjen para përgjegjësisë së shkelësve të ligjit.

Sipas Ballës, e vërteta që qëndron pas statistikave të AMP-së është se janë goditur shumë keqbërës të vegjël nën uniform dhe pak të mëdhenj, për të mos thënë aspak.

“Policia nga një pararojë e digjitalizimit tashmë është kthyer në bishtin e kavallit.

Policia nuk qarkullon në lagje vetëm për të vënë gjoba, por për të bashkëpunuar me njerëzit në zgjidhjen e probleme të vogla të cilat kur maisen mund të kthehen në dhimbje koke për të gjithë ne.

Lufta kundër korrupsionit nuk nis larg nesh, por së pari brenda radhëve tona. Agjencia e Mbikqyrjes Policore është krijuar me një ligj të punuar bashkë me partnerët tanë ndërkombëtar. Në parlament e kemi konsideruar si një ligj të rëndësisë së veçant të cilin e njoh shumë mirë dhe e kam mirë parasysh se sa pritshmëri kemi pasur kur e kemi miratuar këtë ligj.

Pyetja ime kaq kohë pas krijimit të Agjencisë si një derivat i SHKB-së së dikurshme është: Sa drejtues e shefa Komisariatesh të Policisë së Shtetit janë kapur deri më sot me “presh në duar”?

Nuk i vë në diskutim rezultatet e Agjensisë. Të kuptohemi mirë dhe qartë Ardi, por nuk mund të vë në dyshim faktin se pas statistikave të saj qëndron e vërteta se janë goditur shumë keqbërës të vegjël nën uniformë. Por keqbërës të mëdhenj pak, për të mos thënë aspak”, tha Balla.

 

Fraksion.com