AktualitetPolitikëTë fundit

“Ministrat t’i lirojnë vendin në burg Ramës”, Bardhi-Ahmetajt: Bëhu i penduar i drejtësisë

Deputeti i PD, Gazment Bardhi i ka bërë thirrje ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj që të bëhet i penduar i drejtësisë.

“Ai nuk vjen derisa të arrijë një marrëveshje me kreun e kësaj afere, me Ramën. Ndaj është fshehur zotëria sot, nëse Ahmetaj bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, secili nga ministrat në burg duhet t’i lirojnë vendin në burg kreut të qeverisë. Është një njeri i vetëm Rama në krye të kësaj afere, ka fuqinë të vërë në lëvizje bashkinë e Fierit, të Tiranës, Elbasanit, ka fuqinë të detyrojë deputetët të hartojnë ligjet që harton Klodian Zoto.

Ka fuqinë për t’i lëvruar menjëherë fondet kompanive të të inceneratorëve, që dy mafiozë në arrati të marrin mijëra euro nga taksat e shqiptarëve për inceneratorët që nuk funksionojnë. Personi që mundësoi daljen e tij jashtë vendit është Rama, nuk mund të arratiset me paratë e shqiptarëve në vend, të vuajë dënimin për shërbimet ndaj Ramës. Rama të dorëzojë para drejtësisë Arben Ahmetaj”, tha Bardhi.

 

Fraksion.com