AktualitetPolitikëTë fundit

“E duartrokita me zemër fjalimin e Gazment Bardhit”, Berisha: Tjetër është skenari i Ramës me Lul Bravën, tjetër janë kundërshtitë brenda PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se e ka duartrokitur me zemër fjalimin e Gazment Bardhit pas kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Duke iu referuar problemeve mes demokratëve, Berisha tha se tjetër është skenari i Ramës me Lul Bravën dhe tjetër janë kundërshtirat brenda PD-së.

“Pse e duartrokita Gazment Bardhin? Se e mbylli fjalimin me të vërtetën më të madhe të kësaj afere.

U tha shqiptarëve se sipërmarrja është e Edi Ramës.
Duhet të budallepsësh çdo institucion, të besosh se ndërmarrja është e Klodian Zotos.
Dhe Gazment Bardhi e tha me qartësinë më të madhe dhe meritonte duartrokitjet e plota dhe i kam bërë me zemër.
Absolutisht jam i hapur në çdo kohë se ata janë deputetë të PD.
Tjetër është skenari i Ramës me Lul Bravën, tjetër janë kundërshtirat brenda PD-së”, tha Berisha.

 

Fraksion.com