“Do dal kur…”, Ahmetaj i dërgon mesazh Fevziut, reagon për herë të parë
Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka reaguar për herë të parë që pasi SPAK i kërkoi Kuvendit autorizimin për arrestimin e tij për aferën e inceneratorëve.
Nëpërmjet një mesazhi dërguar drejtuesit të emisionin “Opinion”, Blendi Fevziui, Ahmetaj ka renditur arsyet se kur do të flasë për akuzat që janë ngritur ndaj tij.
Ai ka mohuar çdo akuzë që është ngritur ndaj tij, duke thënë se të gjitha të dhënat që kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK, janë të pa vërteta.
Mesazhi i Arben Ahmetajt
Do dal kur ju te lexoni dosjen.
Do dal kur ju te tregoni qe akuzohem se kam pas njohje e shoqëri me nje njeri qe ne ate kohe ka qen njeri normal dhe ne punet e veta.
Do dal kur te lexoni qe akuzohem per korrupsion se ish gruaja ime ka shit metra katrore ne treg t lire.
Do dal kur t kuptohet qe bashkjetusja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksion te pastër bankar nje prone.
Do dal kur te kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qene kurre po kurre pronar i asaj prone qe te ishte ne gjendje qe ta falte apo dhuronte.
Do dal kur te lexoni gjithë letrat e mia ne favor te interesit publik si ato qe shyqyr qe dolen sot.
Do dal kur e verteta te ket mar rruge.
Do dal kur ju te beni pyetje te vertete se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj
Do dal kur ta kuptoni qe skam pas lidhje me proceduren.
Atehere do dal.
Do dal kur t lexoni se ato biseda te 2012 jane komplet impotente ne aspektin e lobimit apo favorizimit, aq me teper ne opozite.
Fraksion.com