AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Selia e PD për muaj e muaj nuk pranonte të denonconte aferat e inceneratorëve! Do negociojmë me opozitën për protesta

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ramën se bashkëpunon me Gjiknurin për inceneratorin e Elbasanit.

“Klodiani ishte autori e shkresave dhe këto janë të faktuara sepse ato ishin sekretarë privatë të Ramës. Dhe tani janë punonjës në sipërmarrjen e Ramës. Është e rëndësishme që qytetarët të kapin të vërtetën se ky është rast i pashembullt në historinë e një vendi. Klodiani dhe Mërtiri për të vendosur të gjtiha kushtet që donte sipërmarrja e qeverisë donin procedurë me negociata të mbyllura. (…)

Rama vjedh me Gjiknurin energjinë e djegësit të Elbasanit. Nëse ju studioni, kontratën e djegësve të Elbasanit, jeta e sipërmarrjes në duart e privatit është 7 vite pastaj ajo e tëra bëhet pronë publike e bashkisë. Po çfarë bën bosi i sipërmarrjes, bashkë me Gjiknurin, firmosin një kontratë me kompaninë që administronte djegësit e Elbasanit. Sipas të cilës kjo kompani ka të drejtën për 30 vite t’i shesë shtetit energji. Një nga faktet se kemi të bëjmë me një ndërmarrje është se Gugallja, Mërtiri e Zoto dalin në skenë edhe në djegësin e Tiranës, por në të, kreut të aferës, i shtohet Erion Veliaj.

Rama hyn në gines si hajdut i djegësit të Tiranës.”- thotë Berisha.

 

Fraksion.com