AktualitetPolitikëTë fundit

Arben Ahmetaj, mesazh deputetëve: Më kanë kërcënuar se ‘do të ikja në të s’ëmës” në forum partie

Ndërsa sot pritet të zhvillohet seanca e posaçme për heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt për t’i hapur rrugë SPAK për arrestimin e tij, ky i fundit ka reaguar në Facebook.

Ai shprehet ndër të tjera se nuk është arratisur, por se ka ikur jashtë vendit për arsye familjare. Mes të tjerash ai thotë se ka marrë edhe kërcënime.

“E kam përjetuar diku me qetësi, diku me “buzëqeshje të brendshme”, diku me revoltë të brendshme, nxitimin triumfues të largimit një vit më parë, totalisht një sinjal për “të gjitha kafshët e pyllit”, kërcënimin me demek indirekt në një forum partie “se do ikja në të s’ëmës”, habinë dhe thyerjen kur mora vesh se kush nga “tanët” ( së bashku me ata që më duan të vdekur)”, shkruan ai.

 

Fraksion.com