“S’ka argumente që e bëjnë pis Ramën në raport me drejtësinë”, Spiropali i kthehet opozitës: S’na kompleksoni dot!
Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali iu kundërpërgjigj akuzave të opozitës sot në seancën plenare, duke marrë shkas nga çështja “Ahmetaj”.
Ajo, theksoi se Rama nuk përdor drejtësinë, ndërsa shtoi se maxhoranca nuk kompleksohet dot me këtë çështje.
“Nëse ka një gjë që nuk na kompleksoni dot, është raporti jonë me drejtësinë. Ju jeni mësuar me kryeministra që për drejtësinë kanë folur, nuk kanë vepruar. Rama nuk flet për drejtësinë, nuk e përdor politikisht, nuk e përdor si armë e hanxhar, por lë institucionet të bëjnë punën e tyre duke besuar deri në fund që drejtuesit e këtyre institucioneve do përdorin ndërgjegjen dhe profesionalizmin e tyre për të bërë drejtësi.
Ne kemi bërë një ndarje një herë e mirë nga politika që vetëm flet dhe iu bën gjyqin pa fakte kundërshtarit, dhe nuk i çon atje ku duhet vendi, por ruan ekuilibrat. Besoj se ti Gazi ndryshon nga ata që ke pas vetes. Fjalën do e marrë së herë që gjykoj. Në raport me kryeministrin, s’ka asnjë gojë dhe asnjë argument që mund ta bëjë atë pis në raport me drejtësinë. Jo vetëm ju por dhe institucionet e drejtësisë që i sulmoi, ‘skapi’, ‘ai i drejtësisë’, e bëni që t’i kompleksoni. Hajdutët duhet të shkojnë atje ku e kanë vendin, meqë hajduti bërtiti; kapeni hajdutin.”, tha ajo.
Fraksion.com