AktualitetPolitikëTë fundit

Revoltohet Flamur Noka: Keni fytyrë e zgërdhiheni?! S’ka seancë pa Ramën, ky është moment dramatik

Flamur Noka ka kundërshtuar seancën e sotme plenare pasi sipas tij i pranishëm duhet të jetë kryeministri Edi Rama. Noka e cilësoi situatën aktuale politike si një moment dramatik dhe akuzoi mazhorancën se po mbron një qeveri të zhytur kokë e këmbë në vjedhje.

“Tani se çfarë ka ndodhur në javë e kaluar dhe këto ditë e sheh çdo shqiptar dhe çdo ndërkombëtar, a ka gjë më të rëndë dhe të vish sot e t’ju shohësh ju që buzëqeshni dhe të duartrokisni zonjën që mbron qeverinë që është e zhytur nga koka te këmbët në vjedhje?!

Kemi vite që ua kemi thënë që inceneratori është mega vjedhja e shekullit, keni fytyrë e qeshni dhe sot! Ka turp më të madh, sot në ditën më dramatike ajo karrige është bosh.

Cili është raporti që keni ju me ligjin?! Kaloni gjërat duke u zgërdhirë… Jeni apo s’jeni përfaqësues të qytetarëve, si mund të ketë seancë, mos vallë ka thyer këmbën një lopë në Borizanë?! A e kuptoni se me këtë të qeshur tregoni se përfaqësoni vetëm hajdutët.

Një kryeministër dhe një qeveri në çdo vend demokratik do të kishte ikur nga politika, s’ka seancë pa kryeministrin, harrojeni. Iku zëvëndës kryehajduti, por kryehajdutët janë këtu.

Këtu hajdutë dhe përfaqësues të qytetarëve bashkë s’mund të kenë, të babëzitur, monstra që vetëm vjedhin e vjedhin e përfshihen në krime, jo, jo!”, tha Noka nga foltorja e Kuvendit.

 

Fraksion.com