“Jam Ermonela Felaj”, debat të ashpër me Bardhin: S’më bëni dot moral, i meritojnë cilësimet që shpreha
Pas debatit të ashpër, me akuza dhe ofendime me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, vjen reagimi nga socialistja Ermonela Felaj.
Kjo e fundit tha se nuk tërhiqej nga qëndrimet e saj dhe cilësimet për deputetët.
“Do e marr fjalën për replikë. Si replikë me të gjithë at që guxojnë të përdorin pozicionin e deputetit për të nxjerrë frustrimin e tyre gjatë gjithë kohës. Jam Ermonela Felaj dhe askush në këtë sallë s’më bën dot moral as për fjalët dhe qëndrimet e mia. Janë të shprehur e zeza në të bardhë. Parafolësi i ka bërë jehonë, njihet për gënjeshtra dhe për kopjen. Kaq, kaq për ditën e sotme. Ata kolegë që gënjejnë dhe shpikin, s’më vjen keq, por i meritojnë një për një ato cilësime që i shpreha pak më parë.”, tha ajo.
Ndërkohë, Berisha tha se Felaj shthuri gojën ndaj deputetit Bardhi dhe se për këtë fakt duhet të dilte jashtë.
“Mendoj se nuk mund të ketë ngjarje më të rëndë, më amorale se sa arratisja. Nënkryetarja e Kuvendit shthuri gojën ndaj një deputeti dhe ju nuk mbani qëndrim. Ajo e bëri, se kontrolloj dot veten. E bëri nga zemërimi, është punë e saj. Ajo duhet të dalë jashtë. Ajo emrin e ka, e ka në dy inceneratorë, padiskutim. Ndaj si ka mundësi! Pse të shtyhej komisioni? Thirreni të vijë Edi Rama. E ka pasur zëvendës, kanë ndarë paratë së bashku. Ta bëjnë seancën siç është.”, theksoi Berisha.
Fraksion.com